Refluksi gastro-ezofageal tek fëmijët dhe adoleshentet

Çfarë është refluksi gastro-ezofageal?

Refluksi gastroezofageal ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë ose pas ushqyerjes. Ezofagu është tubi i ushqimit që lidh gojën me stomakun. Muskujt rrethore në fund të ezofagut hapen dhe mbyllen për të lejuar ushqimin të kalojë në stomak. Këta muskuj rrethues luajnë rolin e valvulës në hyrje të stomakut dhe quhen Sfinkteri i Poshtëm Cardio-Ezofagela(SPCE-ja). Refluksi mund të ndodhi kur SPCE-ja hapet dhe lejon përmbajtjet acide të stomakut të kthehen lart në ezofag. Refluksi gastro-ezofageal zakonisht fillon qysh në fëmijëri por vetëm një numër i vogël prej fëmijëve vazhdojnë të kenë refluks kur rriten.

Cilat janë shenjat simptomat e refluksit gastro-ezofageal?

Shumica e fëmijëve dhe të rriturve kanë pak refluks zakonisht i cili nuk vihet re. Kur përmbajtjet e kthyera në ezofag rikthehen menjëherë në stomak ato nuk e dëmtojnë ezofagun. Por në disa raste këto përmbajtje acide qëndrojnë ne ezofag dhe fillojnë te dëmtojnë mukozën e tij. Kur përmbajtjet e stomakut të kthyera në ezofag kalojnë në goje ose hyjnë në rrugët e frymëmarrjes fëmijët dhe të rriturit fillojnë të kenë zë të ngjirur ose kolle kronike .

Shenja te tjera përfshin:

* pneumoni dhe bronkite të shpeshta (për shkak të aspirit të lëngjeve të stomakut në rrugët e frymëmarrjes)
* vështirësi në frymëmarrje
* vështirësi ose dhimbje në gëlltitje
* të vjella
* dhimbje fyti
* humbje në peshë
* djegie kraharori (me e shprehur tek të rriturit)
* Ndjenja e lëmshit ose te halës në fyt

Si diagnostikohet refluksi gastro-ezofageal?

Ju duhet të konsultoni mjekun gastroenterolog, i cili është i specializuar në trajtimin e sëmundjeve të traktit tretës. Doktori do t’ju pyesë me imtësi për shenjat, do t’ju bej një ekzaminim të imtësishëm fizik dhe do t’ju rekomandoje ekzaminime qe vendosin përfundimisht diagnozën e refluksit gastro-ezofageal.

Testet me te shpeshta për të diagnostikuar refluksin G-E janë:

* Skopi me kontrast e stomakut.  Ku me ane te rrezeve X mund te shihen dëmtimet dhe funksioni i sfinkterit të poshtëm cardio-ezofageal(SPCE), stomakut ose te zorrëve. Për të bërë këtë ekzaminim fillimisht ju do të pini një lëng në ngjyre të bardhë që quhet barium kontrast i cili ndihmon në marrjen e imazheve nën rrezet X.(rontgen)
Doktori nuk mund te vendosi diagnozën vetëm nëpërmjet skopisë me kontrast por kjo e fundit ndihmon në përjashtimin e problieve të tjera  serioze që japin të njëjtat problie si refluksi.
* Endoskopia (gastroskopia).  Përpara kësaj procedure pacientit i bëhet një sedativ (gjumëdhënës venoz). Pastaj nëpërmjet një tubi të hollë fleksibel i cili kalon nëpërmjet gojës, vazhdon në ezofag , hyn në stomak dhe në fillimin e zorrës së hollë në duoden(zorrën dymbëdhjetë gishtore). Në majën e tij ai ka një kamer dhe një dritë. Gjithashtu në brendësi të tij ai ka një kanal ku mund të kalojnë mjete të tjera ndihmëse për mjekun gjatë ekzaminimit si p.sh.: forceps biopsie, lak për të nxjerr trupat e huaj etj.
Me ane të këtij ekzaminimi doktori mund të vlerësojë imtësisht mukozën e ezofagut, stomakut dhe duodenit .Gjithashtu gjatë ekzaminimit doktori mund të marrë disa qeliza për ekzaminim të mëtejshëm (biopsi).Duke ekzaminuar këto qeliza me mikroskop i vijnë në ndihme doktorit për të parë dëmtimet  që ka shkaktuar kthimi i lëngjeve gastrike dhe të përjashtojë probliet serioze. 
* Ph-metria ezofagut.  Një tel i hollë me sensor acid në majë të tij futet nëpërmjet hundës deri në pjesën e poshtme të ezofagut.  Ky tel tregon  praninë dhe mat sasinë e lëngut acid të stomakut të kthyer ne ezofag. Gjithashtu tregon praninë e acidit në ezofag kur fëmija është duke qarë, kollitet apo kur përkulet nga mbrapa. 

Ju duhet te flisni me mjekun pediatër kur situatat e mëposhtme ndodhin:
* Kur rritet numri i të vjellave ose vazhdojnë të vjellat e forta.
* të vjellat me ngjyrë të verdhë ose jeshile ose që kanë pamjen e llumit të kafesë ose gjakut.
* vështirësi në frymëmarrje pas të vjellave  ose regurgitimeve (kthimi i ushqimeve tek fëmijët në gojë në sasi të pakta)
* dhimbje qe kane lidhje me ushqyerjen
* refuzim i ushqimit qe rezulton me humbje ne peshe ose rritje e paket e peshës
*  vështirësi dhe dhimbje në gëlltitje

Cili është trajtimi i refluksit gastro-ezofageal?

Trajtimi i refluksit është në varësi të shenjave që fëmijët dhe të rriturit kanë. Qëllimi kryesor i trajtimit medikamentoz i refluksit është ulje e aciditetit të lëngjeve të stomakut.
Përveç medikamenteve e rëndësishme është të ndiqen dhe disa këshilla praktike si p.sh. tek fëmijët prindërit duhet të kenë parasysh:
* fëmija të ushqehet shpesh dhe sasi të pakta ushqimi.
* shmangia e ushqyerjes së fëmijët 2-3 ore para gjumit.
* Ngritje e kokës se krevatit disa centimetra më  lart në mënyra që koka dhe qafa e fëmijës të jetë me lart se pjesa tjetër e trupit. Shtimi i disa  jastëkëve nuk e zgjidh probliin .
*  Shmangia e lëngjeve me gaz ,çokollatave dhe lëngjeve që përmbajnë shumë acid si p.sh lëngu portokallit.

Ndërsa te rriturit duhet të kenë parasysh:
Dieta për Ezofagitet nga Refluksi
1.  Ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit.
2.  Ndalohet përdorimi i çamçakëzëve dhe i karameleve  me mente
3.  Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit dhe shmangni darkat e vona.
4.  Shmangni  veshjen e rrobave të ngushta  dhe përkuljet mbas ushqyerjes.
5.  Hani  pak dhe shpesh
6.  Humbni ne peshe ne qofte se jeni  mbi peshe.
7.  Kokën e krevatit  ku flini  duhet ta mbani  disa centimetra me te ngritur.
8.  Ushqimet e mëposhtme  rëndojnë  refluksin  ndaj duhen të shmangen;
a.  Ushqimet e yndyrshme 
b.  Pikantet dhe mente
c.  Çokolatat 
d.   Fastfoodet
9.  Ushqimet e mëposhtme  irritojnë ezofagun e inflamuar dhe duhet të shmangen ose limitohen.:
a.   qitrot fruta dhe lëngje, agrumet (Portokalli, limona, mandarina, ananas)
b.   Kafeja (normale dhe e dekafeinuar)
c.   Çaji
10.  Ushqimet me pikante dhe me acide mund te jene te pa tolerueshme për disa paciente.
Ne qofte se medikamentet dhe këshillat në dietë nuk e përmirësojnë situatën atëherë rekomandohet kirurgjia, edhe pse tek fëmijët është shumë rralle.
Ne qofte se tek te rriturit kirurgjia është e rekomanduar kryhet fundoplikacion, ku pjesa e sipërme e stomakut rrotullohet rreth sfinkterit të poshtëm cardio-ezofageal(SPCE-se.) Kjo ndërhyrje  shton presionin ne SPCE dhe redukton  kthimin e lëngjeve acide.

Pika për tu kujtuar

* Refluksi gastro-ezofageal ndodh kur përmbajtët e stomakut kthehen në ezofag.
* Refluksi është i shpeshtë tek fëmijët e vegjël por që zhduket me rritjen e tyre.
* Refluksi mund të shkaktoje dhimbje fyti, të vjella, kollë, ngjirje zëri dhe vështirësi në gëlltitje etj.
* Trajtimi varet nga simptomat ,mosha dhe mund të përfshijë dhe ndryshimet në stilin e ushqyerjes dhe jetës. Kirurgjia mund të jetë një mundësi trajtimi.