Sindromi i Zorrës së Irrituar (SZI)

Çfarë është sindromi i zorrës se irrituar?

Sindromi i zorrës së irrituar është një çrregullim më shpesh i karakterizuar me dhimbje barku të lehta dhe në forme krampesh, fryrje barku, kapsllëk(konstipacion) ose barkë qitje(diarre). SZI shkakton në të njëjtën kohe një situate parehatie dhe stresi  por nuk jep dëmtime të përhershme të zorrës dhe nuk çon në një sëmundje serioze siç është kanceri. Shumica e njerëzve mund të kontrollojnë shenjat e tyre me dietë, duke kontrolluar stresin ose me ilaçe të përshkruara nga mjeku. Megjithatë për disa njerëz SZI mund të jetë një situatë paaftësi për to. Ato mund të jene të paafte për të punuar, për të marrë pjesë në evente sociale ose të udhëtojnë për distanca të shkurtra.
Sindromi zorrës se irrituar ndodh me shpesh tek gratë se te meshkujt dhe fillon te shfaqet ne moshën 35vjec ne rreth 50% te njerëzve.


Cilat janë shenjat e sindromit të zorrës së irrituar (SZI)?


Dhimbja dhe fryrja e barkut janë shqetësimet më të shpeshta të SZI. Gjithsesi shenjat varjojnë nga persona në persona. Disa mund të kenë kapsllëk(konstipacion) që do të thotë vështirësi për të dalë jashtë.
Disa të tjerët mund të kenë shtrëngime dhe dhimbje gjatë daljes jashtë(defekimit) dhe sado që mundohen nxjerrin masa të vogla fekalesh(mbetje ushqimore). Disa njerëz të tjerë me SZI kanë barke qitje(diarre) e cila është e shpeshte dhe e ujshme. Njerëzit me diarre të shpeshte kanë urgjencën për të defekuar(dale jashtë).
Disa njerëz te tjerë kanë alterime të kapsllëkut(konstipacionit) dhe barke qitjes (diarresë).
Shpesh here në disa njerëz shenjat qetësohen për pak muaj dhe pastaj rikthehen ndërsa disa të tjerë referojnë shenja të ashpra të cilat zgjasin për kohë të gjata.

Çfarë e shkakton sindromin e zorrës së irrituar SZI?

Kërkimet akoma nuk kanë treguar ndonjë shkak specifik të SZI. Në teori është që këta njerëz që vuajnë nga SZI kane një zorrë të trashe e cila është e ndjeshme dhe reagon ndaj disa ushqimeve dhe stresit.
Sistemi imunitar i cili lufton infeksionet gjithashtu mund të përfshihet si shkaktar.

* Lëvizshmëria normale mund të mos jetë prezent në personat që kane sindromin e zorrës së irrituar. Zorra mund të jetë spastike ose mund të ndaloj së lëvizuri përkohësisht. Spazmat janë kontraktime të forta të papritura të muskujve të cilat vijnë dhe shkojnë. * Shtresa e mukozës së zorrës e quajtur epitelium, e cila është prekur nga sistemi imunitar dhe ai nervor, rregullon rrjedhjen e lëngjeve brenda dhe jashtë zorrës. Në sindromin e zorrës së irrituar duket sikur epiteli punon normal. Mirëpo kur përmbajtja brenda në zorre lëviz shumë shpejt zorra humbet aftësinë për të përthithur lëngjet. Rezultati është prania e shumë lëngjeve në feçe. Në persona të tjerë lëvizjet brenda zorrës janë shumë të ngadalta të cilat shkaktojnë përthithje të tepërt të lëngjeve dhe si rezultat personi bëhet kaps.
 * Zorra e një personi mund të përgjigjet fort ndaj një stimuli siç janë disa ushqime të veçanta dhe strese që mund të mos të shqetësojnë persona të tjerë.
Kërkimet e fundit kanë treguar se serotonina ka lidhje me funksionin normal të traktit gastro-intestinal. Serotonina është neuron transmetues ose lëndë kimike, që përçon mesazhe nga njëra pjese e trupit tek tjetra. 95% e serotonines ne trup është e lokalizuar në traktin gastro-intestinal dhe pjesa tjetër 5% gjendet në tru. Qelizat që veshin pjesën e brendshme të zorrës punojnë për të mbajtur dhe transportuar serotoninen jashtë traktit gastro-intestinal.
Ndërsa njerëzit me SZI kanë zhdukje të aktivitetit receptor duke shkaktuar vlera jo normale të serotonines që ndodhet në traktin gastro-intestinal. Si rezultat njerëzit me ZSI kanë probleme me lëvizshmërinë e zorrës dhe kane receptorë më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve të traktit tretës.
Për më tepër njerëzit me SZI vuajnë shpesh nga stresi dhe ankthi i cili mund ti ashpërsoj shenjat.
Gjithashtu në te njëjtën mënyre dhimbjet prej zorrës se irrituar mund të shkaktojnë ankth dhe stres.
Kërkimet kanë treguar se sindromi i zorrës së irrituar mund të shkaktohet prej një infeksioni bakterial në traktin tretës.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë pasur ndonjëherë gastroenterit zhvillojnë dhe sindromin e zorrës se irrituar i quajtur ndryshe dhe ZSI post-infeksioni.
Studiuesit gjithashtu kanë gjetur sëmundje celiake të lehtë në disa njerëz me shenja të ngjashme me atë te sindromit të zorrës së irrituar. Sikurse dihet njerëzit me sëmundjen celiake nuk mund të tresin glutenin i cili gjendet tek gruri, thekra dhe elbi.

Në vijim po ju tregojmë disa arsye pse përkeqësohen shenjat e sindromit të zorrës së irrituar:
- Vaktet e mëdha në sasi
- Fryrje prej gazrave në zorrë
- Medikamentet
- Gruri, thekra, elbi, çokollatat, produktet e qumështit dhe alkooli
- Pijet me kafetin si p.sh: kafeja, çaji, koka-kola.
- Stresi, konfliktet dhe shqetësimet emocionale
Studiuesit kanë gjetur se tek gratë me sindromin e zorrës së irrituar ka shenja më të ashpra gjatë ciklit menstrual çka do të thotë që hormonet riprodhuese ashpërsojnë problemet e SZI.

Çfarë bën zorra e trashë?

Zorra e cila është e gjatë rreth 1.5metra lidh zorrët e holla me rektumin dhe anusin. Funksioni madhor i saj është të përthithi ujin, lëndët ushqyese dhe kripërat e pjesërisht të tresë ushqimet që vijnë nga zorrët e holla.
Lëvizshmëria e zorrës kontrollohet nga nervat, hormonet dhe nëpërmjet impulseve të muskujve të zorrës. Kontraksionet(tkurrjet) lëvizin përmbajtjen nga brenda zorrës ne drejtim te rectumit për jashtë. Përgjatë këtij kalimi, uji dhe lendet ushqyese janë përthithur nga trupi dhe çfarë kane mbetur janë vetëm mbeturine.
Megjithatë, në qoftë se muskujt e zorrës, sfinkterave, dhe të legenit nuk lëvizin në mënyrën e duhur përmbajtja e zorrëz nuk lëviz për në dalje, duke dhënë dhimbje barku të lehta ose në forme krampesh, konstipacion si dhe ndjesinë e mos zbrazjes së plote të zorrës ose diarre.

Si diagnostikohet SZI?

Në qoftë se ju mendoni se keni SZI hapi i parë që duhet të bëni është të takoni doktorin. Në përgjithësi SZI diagnostikohet nëpërmjet një historiku mjekësor të kujdesshëm dhe ekzaminimit fizik.
Nuk ka teste specifike për SZI edhe pse testet diagnostikuese mund të përjashtojnë sëmundje të tjera. Testet diagnostikuese mund të përfshijnë: ekzaminimi laboratorik i feçeve (koprokulture/feçe parazit), teste laboratorike të gjakut, ekzaminimi radiologjik. Gjithashtu doktori zakonisht kryen dhe sigmioidoskopine ose kolonoskopinë të cilat përjashtojnë problemet serioze siç është kanceri i zorrës ose i rektumit.
Në qoftë se testet e sipërpërmendura rezultojnë negative, doktori mund të vendosi diagnozën në bazë të shenjave ku përfshihen: sa shpesh keni ju dhimbje barku krahasuar me vite më parë, kur fillon dhimbja dhe a ndalon ajo pasi keni defekuar(jashtëqitje), dhe sa herë defokoni në ditë si dhe a ka ndryshime të konsistencës së materialeve fekale(jashtëqitjes).

Disa simptoma ku referohet doktori, të cilat duhet të jenë prezentë që të vendoset diagnoza e zorrës së irrituar janë:


- Dhimbje abdominale ose ndjenjë jo rehatie për 12 javë brenda 12muajve. Këto 12 javë mund të mos jenë të njëpasnjëshme.
- Dhimbja ose rehatia abdominale ka dy nga tre karakteristikat e më poshtme :
- Lehtësohet nga defekimi(dalja jashtë).
- kur fillon,  ka ndryshime sa here qe ju defekoni(dilni jashtë).
- kur fillon,  ka ndryshime ne konsistencën ose ngjyrën e feçeve.
Disa simptoma te tjera mund te jene prezentë siç janë;
- ndryshime në lidhje se sa here defekoni në ditë (daljes jashtë)
- ndryshime në mënyrën e defekimit
- ndjesia e urgjencës për të defekuar ose defekim i pakontrolluar
- vështirësi në defekimi(dalje jashtë)
- feçe me mukus (si qurre)
- gazra ose fryrje barku   * gjakderdhja, temperatura, humbja në peshë, dhimbjet e forta dhe të vazhdueshme nuk janë simptoma (shenja) të sindromit të zorrës së irrituar por mund të tregojnë për probleme të tjera siç janë sëmundjet inflamatore të zorrës(kolitin) dhe shumë rrallë kancerin.

Cili është trajtimi për SZI?

Deri tashmë nuk ka ndonjë kurë specifike për sindromin e zorrës së irrituar, por ka disa opsione mjekimi për shenjat e saj. Doktori mund t’u përshkruaj medikamente për t’u lehtësuar nga shenjat dhe do t’u rekomandohet për ndryshime në dietë dhe mënyra për të përballuar stresin sa më lehtë.
Medikamentet janë një pjese e rëndësishme për lehtësimin e shenjave. Doktori mund t’u përshkruaj suplemente me fibra ose laksative për kapsllëkun ose medikamente për të pakësuar diarrenë. Gjithashtu do t’u përshkruaj spazmolitik për të kontrolluar spazmat(tkurrjet) e zorrës dhe pakësimin e dhimbjes së barkut. Antidepresantet gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e shenjave, por nga ana tjetër përdorimi i tyre dhe i spazmolitikeve mund të shkaktojnë konstipacion të ashpër, kështu që doktorit mund ti lindë nevoja e përshkrimit të medikamenteve që relaksojnë muskujt e vezikës urinare dhe zorrëve.
Me çdo mjekim madje dhe me një sërë mjekimesh si laksativet dhe suplementet në fibra, është shumë e rëndësishme ndjekja e këshillave të mjekut. Disa njerëz mund të raportojnë përkeqësim në fryrjen e barkut dhe rritjen e sasive të gazrave prej rritjes në sasi së fibrave dhe laksativet mund të shkaktojnë varësi në qoftë se merren shumë shpesh.
Mjekimet ndikojnë në mënyra të ndryshme tek njerëzit, dhe jo çdo ilaç apo kombinim ilaçesh mund të jetë i vlefshëm për çdo njeri me SZI.
Ju duhet të bashkëpunoni me doktorin tuaj për të gjetur kombinimin e duhur të ilaçeve, dietën, përballjen dhe kontrollin e simptomave(shenjave) tuaja.

Si ndikon stresi në SZI?

Stresi - ndjesia mendore ose emocionale e rënduar, shqetësimi, nervozizmi, ose mbilodhja-mund të stimulojnë spazma(tkurrje) të zorrës tek njerëzit me SZI. Zorra e trashe ka shumë nerva të cilat lidhen me trurin. Njësoj si zemra dhe mushkëritë dhe zorra kontrollohet pjesërisht nga sistemi nervor autonom i cili i përgjigjet stresit. Këto nerva kontrollojnë kontraksionet(lëvizjet) normale të zorrës dhe shkaktojnë dhimbje barku në periudha stresi. Njerëzit zakonisht përjetojnë krampe(dhimbje barku) kur ato ndihen të stresuar ose të mërzitur. Në njerëzit me SZI, zorra mund të mbipergjigjet qoftë edhe në streset sado të lehta.
Disa fakte sugjerojnë që SZI influencohet nga sistemi autoimun, i cili lufton infeksionet në trup. Sistemi imun është i influencuar nga stresi.
Për të gjitha këto arsye, menaxhimi i stresit është pjesa me e rëndësishme për trajtimin e SZI.

Mundësitë për menaxhimit te stresit përfshijnë:
* Pakësimi i stresit, stërvitja dhe terapitë relaksuese siç është meditimi.
* Këshillimi dhe mbështetja.
* Ushtrimi i rregullt siç është ecja ose joga.
* Ndryshimet e situatave stres prodhuese ne jetën tuaj.
* Gjumi i mjaftueshëm.


A ndihmojnë ndryshimet në dietë në SZI?

Për disa njerëz, ngrënia me kujdes pakëson shenjat e SZI-së. Përpara se të ndryshoni dietën tuaj, mbani shënim ushqimet qe duket se ju shkaktojnë shqetësimet,pastaj këto diskutojini me doktorin tuaj. Ju mund te kontaktoni një mjek dietolog i cili do t’ju ndihmoje te bëni ndryshimet ne dietë. Për shembull,nëse produktet e qumështit shkaktojnë rendim te simptomave tuaja, ju mund të përpiqeni ti konsumoni sa më pak ato. Ju mund të toleroni më mirë kosin se sa produktet e tjera të qumështit, sepse ai përmban bakterie që furnizojnë enzimat që nevojiten për të tretur laktozen, sheqer e cila gjendet tek qumështi dhe produktet e tij. Qumështi dhe produktet e tij janë një burim i rëndësishëm i kalciumit dhe vlerave të tjera ushqyese. Në qoftë se ju nevojitet të shmangni produktet e qumështit, siguroheni që merrni vlerat e duhura ushqyese nga dieta juaj ose merrni shtesa në formën e tabletave.
Në shume raste, dieta e pasur me fibra mund të lehtësoje dhe pakësoje shenjat e SZI-së, në veçanti të kapsllëkut. Mirëpo kjo nuk mund të ndihmoje në uljen e dhimbjeve ose pakësimin e diarresë. Buka me krunde,  drithërat, frutat dhe perimet janë burim i mire i fibrave. Dieta e pasur me fibra ndihmon në mbajtjen e zorrës të relaksuar dhe kjo ndihmon në parandalimin e spazmave. Disa lloje fibrash ndihmojnë në zbutjen e materialeve fekale, duke thithur ujin në zorre, të cilat janë shumë të lehta për jashtëqitjen.
Doktori zakonisht rekomandon dietë me fibra për të pasur një jashtëqitje të lehtë dhe të padhembshme.
Duhet përmendur që dieta e pasur me fibra shkakton shtim të gazrave dhe fryrje barku edhe pse shumica e pacienteve referojnë që këto shenja zhduken brenda një jave.
Prija e 6-8 gotave të mëdha me ujë në dite është shumë e rëndësishme, në veçanti nqs jeni me diarre. Konsumimi i lëngjeve të gazuara mund të shtoje gazra dhe discomfort. Përtypja e çamçakëzëve dhe ngrënia në mënyra të shpejte mund te beje te mundur gelltitje te ajrit, i cili con ne shtom te gazrave.
Ngrënia e vakteve të mëdha mund të shkaktoje dhimbje të forta barku ose diarre, prandaj konsumoni vakte të vogla dhe të shpeshta të cilat mund të ndihmojnë në lehtësimin e SZi-së.

Ngrënia e vakteve të cilat janë të varfëra në yndyra dhe të pasura në karbohidrate siç janë makaronat, orizi, buka me krunde dhe drithërat, frutat dhe perimet mund t’ju ndihmojnë.